Nest Afterschool

Afterschool-i i parë në Tiranë për fëmijët me nevoja të veçanta

Pas shumë vitesh pune të përkushtuar dhe me dashuri pranë fëmijëve me nevoja të veçanta, lindi natyrshëm ideja për rijimin e një ambjenti ku këta fëmijë të ndiheshin të
mirëpritur, të sigurt dhe të mbështetur..

Kështu u themelua Nest Afterschool Tirana, jo thjesht një hapësirë edukimi dhe argëtimi, por mbi të gjitha një strehë e ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse.

Nest është një vend ku çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e tij, në një mjedis që promovon mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri. Ne besojmë se çdo nevojë meriton vëmendje, dhe çdo talent ka hapësirën e vet për t’u rritur.

Nest Afterschool Tirana

Është i vetmi afterschool në Shqipëri i krijuar posaçërisht për fëmijët me nevoja të veçanta, një hapësirë e sigurt dhe mbështetëse ku ata mësojnë, luajnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre, ndërsa prindërit gjejnë qetësi dhe siguri. Nest është vendi ku paragjykimet thyhen dhe diversiteti pranohet me dashuri.

Nest Afterschool

A pranohen fëmijët me nevoja të veçanta në afterschool-et publike?

language4-home-icon2
Programi Kombëtar qeveritar
Ofron aktivitete falas për të gjithë nxënësit, por nuk përfshin fëmijët me nevoja të veçanta.
language4-home-icon3
Programe të veçanta
Nuk ka programe të veçanta për ta në këtë program apo qendra pas-shkollore të tjera.
Në mungesë të mbështetjes
Në shkollë, ata mbeten jashtë aktiviteteve, pa përfitimet sociale dhe zhvilluese që ofrohen për fëmijët e tjerë.
Nest mbush këtë boshllëk
Duke ofruar zgjidhje të dedikuara, bazuar në model social-pedagogjik gjithëpërfshirës.

NEST, jo vetëm si një zgjedhje, por zgjidhja e vetme e nevojshme.

Nest Afterschool

Misioni & Vizioni ynë

Misioni i Nest

Të ndërtojmë një hapësirë të sigurt, përkrahëse dhe
krijuese ku çdo fëmijë me nevoja të veçanta të ndihet i
lirë të shprehë potencialin e tij dhe të mësojë duke u
argëtuar.

Vizioni i Nest

Të bëhemi një model gjithëpërfshirës edukimi, edukimi
dhe argëtimi, ku fëmijët me nevoja të veçanta ndihen të
fuqizuar, prindërit të mbështetur dhe komuniteti më i
hapur dhe pranues ndaj diversitetit.

Një zë aktiv në edukim dhe sensibilizim

100%

Staf profesionist