Nest Afterschool

Nevojat e
target audiencës

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta përballen çdo ditë me sfida të shumta për të siguruar zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës së tyre.


Nest Afterschool

Prindërit gjejnë
zgjidhjen

Shumë prej tyre, për shkak të mungesës së një qendre të dedikuar, detyrohen t’i mbajnë fëmijët në shtëpi ose të investojnë kohë dhe mjete financiare duke i çuar në kurse të ndryshme individuale, të shpërndara në vende të ndryshme.

Kjo shpesh sjell lodhje, kosto të larta dhe mungesë të një rutine të qëndrueshme për fëmijën.

Nga ana tjetër, për vetë fëmijët, mungesa e një ambienti të strukturuar do të thotë më pak mundësi për të mësuar, për të luajtur, për t’u socializuar dhe për të fituar pavarësi në një hapësirë të sigurt e të dashur.

Nest ofron zgjidhjen e plotë

për fëmijen tuaj



Një hapësirë të vetme dhe të plotë:
  • Të gjitha shërbimet që një fëmijë me nevoja të veçanta mund të ketë nevojë, ndihmë akademike, aktivitete kreative, lojëra sensorike, kërcim, yoga, muzikë dhe aftësim praktik, janë të mbledhura nën një çati.
Kursim kohe dhe qetësi mendore për prindërit:
  • Në vend që të organizojnë orare të veçanta dhe të lëvizin në disa kurse të ndara, prindërit kanë një zgjidhje të centralizuar, duke u siguruar që fëmija kalon kohë cilësore në një ambient të strukturuar dhe të mbikëqyrur nga profesionistë.
Investim më i mençur dhe i kontrolluar:
  • Me Nest, familjet shmangin shpenzimet e shpërndara dhe pa plan të qartë. Këtu, çdo aktivitet plotëson një pjesë të zhvillimit të fëmijës dhe lidhet natyrshëm me të tjerat.
Një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe gjithëpërfshirës:
  • Nest nuk është thjesht një program, është një komunitet ku fëmijët priten me dashuri dhe respektohet individualiteti i tyre.
  • Ambientet janë të përshtatura, rutina është e qëndrueshme dhe çdo hap i fëmijës monitorohet me kujdes.
  • Në Nest, prindërit gjejnë paqe dhe mbështetje, ndërsa fëmijët gjejnë vendin ku mësojnë, luajnë dhe rriten të lirë, të sigurt dhe të lumtur.

Një zë aktiv në edukim dhe sensibilizim

100%

Staf profesionist