Nest Afterschool

Mirë se vini!
në afterschool unik!

Një qendër multifunksionale për fëmijë me nevoja të veçanta e vetmja e këtij lloji në Tiranë

Nest Afterschool

Rreth nesh

Nest Afterschool Tirana është krijuar nga Anisa Dizdari.

Një profesioniste me mbi 20 vite përvojë në fushën e zhvillimit të fëmijës dhe më shumë se 12 vite si drejtuese e Qendrës TISS. E specializuar në ndërhyrje për fëmijë me çrregullime neurozhvillimore dhe e certifikuar në Metodën ABA për Autizëm dhe çrregullime të tjera të zhvillimit, Anisa ka ndërtuar një reputacion të fortë si zë aktiv në promovimin e përfshirjes dhe pranimit të diversitetit në shoqëri.

Në Nest, përveç eksperiencës së Anisës, punon një ekip i përgatitur dhe i përkushtuar, që përfshin: Eriona Alliu, Enxhi Shapku, Denada Fera, Pëllumb Legisi dhe Assia Hysenaj. Të gjithë së bashku ofrojnë mbështetje profesionale dhe një ambient të sigurt, gjithëpërfshirës dhe motivues për zhvillimin optimal të çdo fëmije.

Nest është një qendër multifunksionale për fëmijë me nevoja të veçanta e vetmja e këtij lloji në Tiranë. Një ambient profesional, miqësor dhe i përshtatur sipas nevojave sensoriale të fëmijëve.
Nest Afterschool

Profilet e stafit

Në Nest punon një ekip i përgatitur dhe i përkushtuar, që përfshin:
Eriona Alliu, Enxhi Shapku, DenadaFera, Pëllumb Legisi dhe Assia Hysenaj. 

Një zë aktiv në edukim dhe sensibilizim

100%

Staf profesionist